Lajmi

Njoftim zyrtar për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “Krap”

Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës (FPSRK) njofton të gjithë peshkatarët se, në bazë të dispozitave të Statutit të Federatës dhe autorizimit përkatës nga institucionet kompetente, është marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “Krap” në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij vendimi, ndalohet peshkimi i krapit në periudhën nga 15.04.2026 deri më 31.05.2026, me përjashtim të praktikës “Peshko dhe Lësho” (Catch & Release), pa të drejtë mbajtjeje ose ruajtjeje të peshkut në rrjeta apo forma të tjera.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqatat e peshkatarëve sportiv rekreativ dhe për peshkatarët individualë, ndërsa mosrespektimi i tij do të trajtohet në përputhje me rregulloret në fuqi dhe mund të pasohet me masa disiplinore dhe administrative.
Pezullimi i përkohshëm është ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së resurseve ujore dhe ruajtjes së balancës natyrore gjatë periudhës së riprodhimit të këtij lloji peshku.
Vendimin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu.

 

FPSRK ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të peshkut “Krap” në territorin e Kosovës deri më 31 maj 2026.

FPSRK

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *