Raport Pune i Komisionit për Disiplinë dhe Etikë të FPSRK-së për periudhën 01.01.2026 – 02.10.2026
Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës (FPSRK) publikon Raportin e Punës së Komisionit për Disiplinë dhe Etikë për periudhën 01 janar 2026 deri më 02 tetor 2026.
Raporti paraqet punën dhe aktivitetin e Komisionit për Disiplinë dhe Etikë gjatë periudhës së përmendur, si dhe informon anëtarët e Federatës lidhur me trajtimin e çështjeve disiplinore dhe etike.
Gjatë kësaj periudhe, Komisioni për Disiplinë dhe Etikë, në përputhje me përgjegjësitë e tij, nuk ka pranuar asnjë ankesë, kërkesë apo dëshmi nga ndonjë organ, shoqatë apo individ për shqyrtim disiplinor apo etik në kuadër të FPSRK-së.
Raporti është përgatitur nga Kryetari i Komisionit për Disiplinë dhe Etikë, z. Ramadan Rashani, dhe i është adresuar Kryetarit të FPSRK-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit të Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë anëtarëve të Federatës.
📄 Raportin e plotë mund ta shkarkoni këtu:
FPSRK
Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës
02.10.2026



