Lajmi

FPSRK hap thirrjen për furnizim me maica për Kampionatin e Peshkimit 2026

📌 Thirrje për Ofertë – Furnizim me Maica për Pjesëmarrësit e Kampionatit


Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës fton operatorët ekonomikë të paraqesin oferta për furnizim me maica (tip Lacosta) për pjesëmarrësit e Kampionatit të Kosovës në peshkim, në disiplinën me tapë, për kategoritë:

Junior
Pionier
Femra
Persona me nevoja të veçanta (MNV)

📅 Data e realizimit:
27.06.2026 – 28.06.2026


📍 Lokacioni:
Pranë Liqenit të Batllavës


⏳ Afati për dorëzim të ofertave:
24.06.2026 – 16:00


📩 Dorëzimi i ofertave:
info@fpsrkosova.com


📌 Shënim:
Oferta duhet të përmbajë çmimin për një (1) copë për secilën kategori (Junior, Pionier, Femra, MNV), me TVSH të përfshirë. Maicat duhet të jenë tip Lacosta, me jakë dhe pulla, material 100% pambuk. Ngjyra, dizajni, madhësitë dhe sasia do të përcaktohen nga FPSRK pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik.

📎 Dokumenti i plotë:
Shkarko dokumentin PDF

Me respekt,
FPSRK

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *