FPSRK pjesëmarrëse në takimin për menaxhimin e resurseve ujore të pellgut të Drinit të Bardhë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL), me mbështetjen e Programit për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM‑K), ka organizuar takimin e Mekanizmit për Pjesëmarrjen Shumëpalëshe për pellgun e Drinit të Bardhë.
Takimi po mbahet në Hotel Dukagjini në Pejë dhe ka për qëllim prezantimin e gjetjeve kryesore nga vlerësimi i presioneve mjedisore, si dhe diskutimin e sfidave që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore në këtë pellg.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës (FPSRK), e përfaqësuar nga Kryetari i Federatës, z. Milaim Vitia, duke kontribuar në diskutimet lidhur me mbrojtjen e mjedisit ujor dhe interesat e komunitetit të peshkatarëve sportiv rekreativ.
Takim për menaxhimin e resurseve ujore të Drinit të Bardhë në Pejë.
FPSRK
FPSRK do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në proceset që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore në Kosovë.





