Lajmi

Gara memoriale e peshkimit në nderim të heroit të kombit Agim Ramadani

Sot u mbajt gara memoriale e peshkimit në nderim të heroit të kombit, Agim Ramadani, aktivitet i cili mblodhi mbi 45 garues, si dhe një numër të madh pjesëmarrësish nga shoqatat e peshkatarëve, federata, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve komunale.
Ky organizim u zhvillua në një atmosferë respekti dhe krenarie kombëtare, duke përkujtuar veprën dhe sakrificën e heroit Agim Ramadani për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Pjesëmarrja e gjerë dëshmoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave për të cilat luftuan dëshmorët tanë.
Gara memoriale shërbeu edhe si një mesazh bashkimi dhe respekti ndër breza, duke rikujtuar se sakrifica e heronjve tanë mbetet gjithmonë e gjallë në ndërgjegjen kolektive dhe në aktivitetet që kultivojnë kujtesën kombëtare.

Në aspektin garues, aktiviteti u karakterizua nga konkurrencë e fortë dhe nivel i lartë sportiv. Në kategorinë individuale, vendin e parë e zuri Jeton Mulolli, i dyti u rendit Aldo Gjeluci, ndërsa vendi i tretë i takoi Samed Onbashit. Ndërsa në garën ekipore, vendin e parë e fitoi ekipi Krapi Prishtinë, i dyti u rendit Salmoni Shtime dhe vendi i tretë i takoi ekipit Llapi Podujevë.

Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë dhe organizojë aktivitete që nderojnë figurat historike dhe forcojnë vlerat kombëtare.

FPSRK

Kjo veprimtari ishte një dëshmi e respektit dhe përkushtimit për ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e figurave që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *